GJUKANOVIQ:KUVENDI I PODGORICËS ËSHTË TRADHËTI E MADHE E MALIT TË ZI

i Podgoricës në vitin 1918 ishte tradhti e madhe e Malit të Zi, deklaroi Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe tha se shteti duhet të tregojë vendosmëri që duke përfshirë ndryshimet në legjislacionin, do ti pamundësoi kujt do të festonte, “vuajtjet e pamerituara dhe të padrejta të shtetit malazez”.

Gjukanoviq, gjatë pjesëmarrjes së tij me rastin e  kremtimit të 75 vjetorit që nga seanca e ZAVNO për Malin e Zi dhe Bokën, si dhe 70 vjetorit që nga themelimi i SUBNOR dhe antifashizmit të Malit të Zi, në Kolashin,  deklaroi se antifashizmi është një nga lidhjet më të vlefshme në periudhën historike të Malit të Zi .

“Ky është ai vertikali, i cili së bashku me lirinë, që përfshiu të gjitha gjeneratat e malazezëve, është baza më e vlefshme e Malit të Zi dhe falë tij ne jemi në gjendje të ushqejmë multikulturalizmin, marrëdhëniet multietnike, marrëdhëniet e mira me fqinjët tanë, si dhe forcimin e stabilitetin në rajon dhe Malin e Zi, ta kthejmë në rrugën e  vlerave evropiane “, deklaroi Gjukanoviq.

Ai tha se Kuvendi i Podgoricës në vitin 1918 ishte shkatërrimi i shtetit malazez dhe tradhti e madhe ndaj Malit të Zi dhe shtoi se nuk ka arsye për të festuar këtë ngjarje. “Kushdo që na fton për të festuar edhe këtë ditë, bën thirrje që të festohet  tradhëtia dhe shkatërrimi i Malit të Zi”, tha Gjukanoviq.

SHARE