BOZHOVIQ: SKENARI MË I KEQ DO TË ISHTE INFEKSION I NJËKOHSHËM GRIPIT DHE KORONËS

Komplikimi i situatës epidemiologjike do të thotë që gripi sezonal dhe koronavirusi të mbizotërojnë në një mjedis në të njëjtën kohë, dhe skenari më i keq do të ishte një infeksion i njëkohshëm në një pacient i cili nuk është vaksinuar kundër ndonjë sëmundjeje, Marija Bozhoviq, epidemiologe në Institut të Shëndetit Publik. Prandaj ajo u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht popullsisë së moshuar, që të vaksinohen në mënyrë që të shmangin rezultatet e padëshiruara. Ajo, përballë gripit sezonal, dhe në mes të epidemisë së virusit korona, thotë se situata është e pasigurt, sepse varet nga disa faktorë. Bozhoviq shpjegoi se Covid-19, si një infeksion viral shumë i transmetuar që ka çuar në disa milionë vdekje në të gjithë botën, është bërë një sfidë për sistemet shëndetësore të botës.

SHARE