PE DËNON: PËRPJEKJET E QËLLIMSHME DHE SISTEMATIKE TË QEVERISË HUNGAREZE PËR TË MINUAR VLERAT EVROPIANE

Hungaria nuk është më një demokraci plotësisht funksionale, ishte ky qëndrimi i deputetëve të  Parlamentit Evropian. Ky shtet sipas tyre  duhet të konsiderohet një “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore”.  Në këtë rezolutë simbolike 433 eurodeputetë votuan pro, 123 kundër dhe 28 abstenuan. “Ka një konsensus në rritje midis ekspertëve se Hungaria nuk është më një demokraci,” thanë ligjvënësit.Në rezolutën e tyre, eurodeputetët drejtojnë gishtin drejtpërsëdrejti te kryeministri Viktor Orbán, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, dhe dënojnë “përpjekjet e qëllimshme dhe sistematike” të qeverisë së tij për të minuar vlerat thelbësore të BE-së. Ligjvënësit ngrenë shqetësime për një listë të gjatë të të drejtave themelore që ata besojnë se janë nën kërcënim, duke përfshirë sistemin zgjedhor, pavarësinë e gjyqësorit,  lirinë e shprehjes, pluralizmin e medias,  të drejtat LGBTIQ , mbrojtjen e pakicave dhe azilkërkuesve. Çdo vit, Hungaria merr mbi 6 miliardë euro fonde të BE-së. Komisioneri europian për buxhetin Johannes Hahn madje ka propozuar që Hungarisë t’i ndërpriten 70% e fondeve  nëse qeveria nuk arrin të implementojë  masa për të forcuar standardet demokratike  dhe të luftojë korrupsionin.

SHARE