TËRMET NË SHQIPËRI, DRIDHJET U NDJEN EDHE NË MAL TË ZI

Mëngjesin e ditës së sotme, respektivisht rreth orës 4 e 20 minuta, një tërmet me fuqi 4.1 ballë Rihter u regjistruar në Shqipëri, por dridhjet e ndjenë edhe në pjesën më të madhe të Malit të Zi. Sipas Entit Seizmologjik tërmeti ka pasur epiqendrën 12 km në veri të Koplikut si dhe thellësi prej 10 km. Ndërkohë lëkundja e dytë është ndjerë rreth orës 04:40 me një magnitudë më të ulët, 3.4 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është matur 102 km në Perëndim të Prizrenit. Fuqi a tyre , sipas analizave, nuk ka mundur të shkaktojë dëme materiale në zonën e epiqendrës. Tërmeti i tretë u regjistrua rreth orës 14.30 minuta , po ashtu në Shqipëri, me fuqi 4.2 ballë Rihter.

SHARE