INSTITUTI: 626 RASTE TË REJA, 9 NË TUZ

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 4.460 testime për Covid 19 , nga të cilët 626 rezultuan pozitiv, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj kohe 5 persona e kanë humbur jetën. Numri më i lartë i të infektuarve  u regjistrua në Podgoricë 210. Gjatë kësaj kohe u shëruan 566 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 7721, nga të cilët 148 në komunën e Tuzit.

SHARE