ARRIHET MARRËVESHJA PËR QEVERISJE NË GUCI

Mbrëmë është zhvilluar takimi i subjekteve politike të Gucisë  me ç’rast u dakorduan që të krijohen organet e reja të pushtetit te komunës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Bartës të pushteti për komunën e Gucisë do të jenë Koalicioni Shqiptarë, Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake. Ndër të tjera vlen të theksohet se Kryetari i Kuvendit, Sekretati i Kuvendit si dhe Nënkryetari i Komunës do jenë nga rradhët e shqiptarëve. Kryetare e Komunës do të jetë përsëri Anella Çekiq, nga partia e Gjukanoviq që ka 11 këshilltarë në kuvendin komunal të Gucisë ndërkaq subjekte politike shqiptare te bashkuar kanë 7 këshilltar.

SHARE