QEVERIA E MALIT TË ZI: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga 9 deri në 12 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimi i Eurosuper 95 dhe 98 do të jetë 10 dhe 11 cent më i ulët në dy javët e ardhshme dhe do të kushtojë 1.35 euro dhe 1.39 euro. Eurodieseli për dy javët e ardhshme do të kushtojë 1.46 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 1 gusht, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga 7 deri në 14 cent. Çmimet e reja janë llogaritur me akcizën e reduktuar më parë prej 50% me vendimin e Qeverisë, kështu që çmimet e karburanteve në Mal të Zi janë më të lirat në rajon.

SHARE