AXHIQ: KOMISIONI DO TË HETOJË VEPRIMET E POLICISË NË CETINË

Ministria e Punëve të Brendshme do të formojë një Komision që do të hetojë në detaje çdo hap të policisë në lidhje me ngjarjen tragjike në Cetinë, ku Vuk Boriloviq vrau 10 persona, tha ministri i Brendshëm Filip Axhiq në programin e mëngjesit të TVMZ. “Ka shumë dezinformata që janë shfaqur në opinion, të gjithë personat që kanë qenë në vend do të mund të dëshmojnë se kush si ka vepruar. Autoritetet tona brenda Drejtorisë së Policisë dhe MPB-së do të hetojnë veprimet e policisë,” ka thënë Axhiq. Duke folur për Neno Kalugjeroviqin, i cili u përmend në publik si personi që ia mori jetën Boriloviqit, i cili dje iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë dhe u lirua pas seancës, Axhiq tha se në një situatë të tillë, kur gjoja ka penguar një masakër të përgjakshme, ai nuk duhet të mbajë përgjegjësi. “Unë e përshëndes reagimin e Prokurorisë në lidhje me marrjen në pyetje të Kalugjeroviqit. Kushdo që reagon në një situatë ku një person vret rastësisht, mendoj se nuk duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Axhiq.

SHARE