ANULOHEN TË GJITHA NGJARJET KULTURORE, ARGËTUESE DHE SPORTIVE

Kryeqyteti i Cetinës dhe Organizata e Turizmit të Kryeqytetit të Cetinës anulojnë të gjitha manifestimet dhe programet me karakter kulturor, sportiv apo argëtues deri në njoftimin e dytë. “Për shkak të tragjedisë së paprecedentë që goditi qytetin tonë, Kryeqyteti i Cetinës mori vendim që të shtyjë të gjitha ngjarjet dhe programet që ishin planifikuar për periudhën e ardhshme”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryetarit të komunës së Cetinjës, Nikola Gjurashkoviq. Thuhet se ata apelojnë që të gjithë bashkëqytetarët, subjektet afariste, organizatat kulturore dhe klubet sportive t’i përshtatin aktivitetet e tyre momenteve aktuale në kryeqytet.

SHARE