SOT U HAPËN KUFIJTË ME SHBA-në DHE VENDET E RAJONIT, RESTORANTET DO TË PUNOJNË DERI NË ORËN 01:00

Trupi Kordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive vendosi mbrëm, me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, të lejojë banorët e të gjitha vendeve të rajonit dhe banorët e Shteteve të Bashkuara të hyjnë në Mal të Zi, në përputhje me stabilizimin e situatës epidemiologjik me nga një test të përshtatshëm PCR ose ELISA dhe poashtu u lejua që ndërmarrjet e hotelierisë të transferojnë fundin e orarit të punës nga 00:00 në 01:00.

Në propozimin e ISHP-së thuhet se zbutja e masave është konceptuar duke marrë parasysh nivelin aktual të koronavirusit të ri në Mal të Zi dhe vendet përreth, dhe pas konsultimeve me përfaqësuesit e industrisë së turizmit dhe shoqatën e hotelierëve.

Banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe qytetarë të vendit tonë që kanë jetuar në këto vende mund të hyjnë në Mal të Zi në këto kushte:

  1. Të ketë një rezultat negativ të një testi PCR për një koronavirus të ri (SARS-CoV-2) ose një rezultat pozitiv të një antitrupi ndaj një koronavirusi të ri (SARS-CoV-2) të klasës IgG të marrë nga testi serologjik ELISA;
  2. Që testet të jenë të lëshuara nga një laborator i regjistruar dhe nuk janë më të vjetër se 72 orë në kohën e hyrjes në Mal të Zi;
  3. Që në periudhën 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi ata nuk kanë qëndruar në asnjë prej vendeve nga e cila nuk lejohet hyrja në Mal të Zi;

Detyrimi për të marrë testin nuk vlen për fëmijët deri në moshën pesë vjeç.

Në përputhje me stabilizimin e situatës epidemiologjike, TKK ka marrë një vendim për të zgjatur lejen aktuale për funksionimin e ambienteve të hotelierisë (restorante, bare, kafene, restorante hoteliere, etj) për një orë – deri në orën 01:00.

Të gjitha masat kanë hyrë në fuqi më 15 gusht 2020 në 00:00.

Me këtë rast, Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive u bën thirrje qytetarëve të Malit të Zi dhe të huajve që banojnë në Mal të Zi t’i përmbahen të gjitha masave epidemiologjike.

SHARE