SATTLER URON MALIN E ZI PËR MBYLLJEN E DY KAPITUJVE TË RINJ ME BE-në

Foto: Shtëpia Evropiane / Evropska kuća

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Satler, e ka uruar Malin e Zi për mbylljen e edhe dy kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve, konkurrencës së ndershme, tregut të hapur dhe kufijve më të sigurt.

“Nuk ka ndalesë për trenin e integrimit evropian të Malit të Zi. Urime Malit të Zi për mbylljen e edhe dy kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian – Kapitullit 8 (Politika e Konkurrencës) dhe Kapitullit 29 (Unioni Doganor)”, shkroi ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johan Satler, në rrjetin social X.

Ai theksoi se mbyllja e këtyre kapitujve përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të institucioneve më të forta, garantimit të konkurrencës së ndershme, tregjeve të hapura dhe kufijve të jashtëm më të sigurt.

“Mali i Zi vazhdon rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi Satler.

SHARE