Ligji për menaxhimin e mbetjeve paraqet një pikë kthese për Malin e Zi sepse vendos bazat për reduktimin e mbetjeve, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor te qytetarët përmes masave të kontrollit, tha ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut Vlladimir Martinoviq, në një intervistë për Portalin e RTMZ.
Martinoviq tha se përparësia dhe risia kryesore e Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave është krijimi i kushteve për aplikimin e ekonomisë qarkore, dhe theks i veçantë është vënë në themelimin e Programit të Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit – importuesit dhe prodhuesit mbajnë përgjegjësi financiare dhe organizative për produktet që ata vendosin në treg, duke përfshirë paketimin, pajisjet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe akumulatorët, automjetet dhe gomat, pajisjet e peshkimit dhe plastika njëpërdorimshe.
“Më duhet të theksoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Malin e Zi, si një vend i vogël që importon një sasi relativisht të madhe të produkteve të përfshira në këtë sistem, sepse kjo krijon kushtet për menaxhim të qëndrueshëm të lëndëve të para të vlefshme pas përdorimit të tyre bazë”, tha ai.
Ai thekson se Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave, nga tetori i këtij viti, do të ndalojë përdorimin e qeseve të lehta plastike me trashësi 15 deri në 50 mikron në pikat e shitjes së mallrave apo produkteve, ndërsa përdorimi i qeseve të lehta plastike me lejohet një trashësi deri në 15 mikron.
“Theksoj gjithashtu se shitësit e qeseve plastike të lehta me trashësi 50 mikron e më shumë do të paguajnë tarifë dhe mjetet nga kjo tarifë do të derdhen në llogarinë e Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe mund të përdoren ekskluzivisht për financim dhe bashkëfinancim tëaktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit”, thotë Martinoviq.
Gjithashtu, parashikohet ndalimi i përdorimit të plastikës për një përdorim.