BE-JA REAGON NDAJ NJOFTIMIT PËR HAPJEN E TELEVIZIONIT RUSSIA TODAY NË SERBI

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka komentuar njoftimin se Rusia Today (RT) do të hapë zyrën e saj përfaqësuese në Serbi.  Ai kujtoi se BE-ja kishte vendosur kufizime ndaj kësaj media si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë dhe se Serbia, si një vend kandidat, pret që gradualisht të harmonizojë vendimet e saja me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. “Pa dashur të komentoj mbi njoftimet e qëllimeve, më lejoni t’ju kujtoj se BE-ja ka vendosur kufizime në transmetimin, shpërndarjen dhe reklamimin e RT si pjesë e sanksioneve që janë një përgjigje ndaj agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Russia Today është instrument i propagandës dhe dezinformimit të Rusisë, me të cilin Kremlini plotëson agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjen e ukrainasve”, tha Stano në përgjigjen e N1. Siç shtoi ai, Serbia si vend kandidat, pret që gradualisht të harmonizojë veprimet me ato të shteteve të BE-së.

SHARE