ABAZOVIQ: JAM GATI TË JAPË DORËHEQJE PAS ZHBLLOKIMIT TË GJYQËSORIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se për të janë të hapura të gjitha opsionet që nënkuptojnë që së pari t’i japin fund situatës për zhbllokimin e gjyqësorit dhe shtoi se është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Abazoviq tha se në parim e përkrah vendimin e Kryesisë së Demokratëve, e cila kërkoi që ai të japë dorëheqjen pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë. I pyetur për propozimin për rivendosjen e marrëdhënieve brenda shumicës së vjetër, Abazoviq tha se perspektiva euroatlantike e Malit të Zi nuk mund të braktiset. “Kushdo që i përshtatet atij koncepti është i mirëpritur”, shtoi Abazoviq. 

SHARE