PENSIONI MINIMAL DO TË RRITET MBI 13%

Në seancën tjetër, qeveria do të shqyrtojë dhe përcaktojë projektligjin për pensionin dhe sigurimin e aftësisë së kufizuar, i cili është harmonizuar në masën më të madhe të mundshme dhe me partnerët socialë, tha kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.  

Shuma nominale e pensionit më të ulët, siç specifikoi ai, do të rritet mbi 13%.

Qeveria do të ndajë 135 milion euro për këtë qëllim.

Ai theksoi se ligji është shprehje e kujdesit të Qeverisë për pensionistët.

“Ne arritëm në këtë rezultat me durim, partneritet dhe punë të përkushtuar, por edhe me një hap vendimtar nga Qeveria për të ndarë një shtesë prej 135 milion eurosh në afat të mesëm, duke siguruar rregullsinë e dhënies dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar. Shuma nominale e pensionit më të ulët do të rritet mbi 13%, që është pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të Qeverisë për të mbrojtur kategoritë më të rrezikuara të popullatës,” shkroi Markoviq në llogarinë e tij në Twitter.

“Me një fjalë – pensionistët si qytetarët e merituar janë shqetësimi ynë i veçantë edhe në kohërat më të vështira,” përfundoi Kryeministri.

SHARE