SOT TAKIMI I NATO-s, STOLTENBERG: KOHË KRITIKE PËR LUFTËN NË UKRAINË

Nga Brukseli, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pohoi se ministrat e mbrojtjes së aleancës takohen sot në një “kohë kritike” dhe në një “botë më të rrezikshme”.

Vëmendjen më shumë e përqëndroi tek Ukraina, teksa theksoi mbështetjen e aleatëve për vendin e përballur me agresionin rus dhe faktin që kjo asistencë bëri ndryshimin në fushën e betejës.

Ukraina ka nisur një kundërofensivë; ajo që ne shohim janë luftime të ashpra.

Është ende herët për të folur, megjithatë ne shohim se ukrainasit kanë shënuar disa fitore dhe se janë në gjendje të çlirojnë tokat e pushtuara. Lufta atje thjesht tregon nevojën për të qëndruar në krah të Ukrainës dhe për të ofruar mbështetje të vazhdueshme.

Anëtarët e NATO-s planifikojnë po kështu një shtysë të re për shpenzimet e mbrojtjes.

Për këtë arsye, ata takohen sot edhe me anëtarët e industrisë së mbrojtjes dhe do të bien dakord në takim për “objektivat e reja të aftësisë” për të siguruar municione të mjaftueshme, të cilat do të jenë më të shumta se më parë.

Sipas Reuters, takimi dy ditor në Bruksel i përfshin për të parën herë bisedimet me krerët e 20 kompanive lidere në fushën e mbrojtjes.

“Ukraina ka nevojë për shumë lloje të ndryshme mbështetjeje”, por fokusi do të jetë tek qëndrueshmëria”, theksoi Stoltenberg.

SHARE