LIGA E KONFERENCËS: DEÇIQI ME DINAMO MINSK TË BJELLORUSISË

Skuadra e Deçiqit do të luaj me bjellorusët e Dinamo Minsk në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dinamo Minsk ka qenë shtatë herë kampion i Bjellorusisë, nuk ka pasur shumë sukses në skenën evropiane, pjesë e këtij klubi shtatë vite më parë ishte Fatos Beqiraj, lojtari aktual i ekipit të parë të Deçiqit. Ndeshja e parë luhet në Bjellorusi më 7 korrik ndërsa ndeshja kthyese më 14 korrik në Mal të Zi.

SHARE