Kristjan Asllani mund të quhet lojtar i Interit, klubet kanë arritur marrëveshje

Interi ka arritur marrëveshje me Empolin për shqiptarin Kristjan Asllani, i cili do të kalojnë në formë huazimi me opsion blerjeje.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia e më shumë mediave tjera, klubet kanë arritur të bien dakord pasditen e sotme për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.

Mesfushori Asllani do të kalojë te Interi në formë huazimi për 4 milionë euro me një opsion blerjeje për 10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.Lexo po ashtu:Dita vendimtare për transferimin e Kristjan Asllanit te Interi

Do të ketë gjithashtu një lojtar që do të kalojë në huazim te Empoli, që besohet të jetë sulmuesi Satriano, 21-vjeçari uruguaian aktualisht i huazuar në Francë me Stade Brest.

Satriano shënoi katër gola në 15 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon që nga transferimi i tij në janar.

Për sa i përket Asllanit, ai është ende vetëm 20 vjeç, por ka tij katër paraqitje për Shqipërinë A.

Mesfushori shënoi një gol në Serie A dhe siguroi dy asistime në 26 ndeshje për të rriturit këtë sezon.

Ai gjithashtu mori pjesë në Ligën e të rinjve të UEFA-s për Empolin, duke shënuar tre gola në po aq ndeshje.

Asllani shihet nga Interi si zëvendësues ideal për kroatin Marcelo Brozovic. /Telegrafi/

SHARE