EUROPA, VATRA E RE E LISË SË MAJMUNIT

Europa po shndërrohet në një vatër të dytë në botë për Linë e Majmunit. Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se kontinenti është bërë vatër e përhapjes së virusit, që origjinën e ka nga vendet e Afrikës. Në një konferencë për shtyp drejtuesi i OBSH-së për rajonin e Europës, Hans Kluge tha se vetëm këtë kontinent numërohen të paktën 1500 të prekur, një shifër që përbën 85% të numrit total të të prekurve të valës së fundit të përhapjes në gjithë globin. Lajm i mirë është që deri më tani nuk ka asnjë vdekje nga kjo sëmundje, çka e mban të ulët nivelin e alarmit. Komisioni Europian nënshkroi të Martën një marrëveshje me një firmë daneze për furnizimin me mbi 100 mijë doza vaksinash, që u jepen atyre që kanë pasur kontakte me të infektuarit.

SHARE