DAMJANOVIQ: TË RRITEN PENSIONET, GJATË SEZONIT TURISTIK TË BËHET E DIELA DITË PUNE

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale tha se pensioni minimal duhet të rritet në 200 euro, por për këtë do të nevojiten më shumë ndarje nga buxheti. Ai iu referua edhe problemit që lidhet me ligjin për kompensimin e nënave me tre e më shumë fëmijë dhe tha se shpreson që historia më në fund të përfundojë. Damjanoviq beson se gjatë sezonit turistik duhet të vendoset e diela ditë pune, nga SDP kanë një mendim të ndryshëm për këtë çështje.

SHARE