KOSOVË / ZGJEDHJET LOKALE MBAHEN MË 17 TETOR

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në vjeshtë të këtij viti, më 17 tetor. Partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa ditë më parë presidentja ka nisur konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi,” thuhet në njoftim. Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë u mbajtën më 22 tetor të vitit 2017 me 44.1 për qind të pjesëmarrjes në votime.

SHARE