RIKTHEHET KORONAVIRUSI NË MAL TË ZI

dangerous coronavirus Covid-19 virus in a laboratory - infection of 2019-nCoV virus. Global pandemic risk due to coronavirus outbreak

Në Mal të Zi është regjistruar dje rasti i parë me Covid19 pas 2 qershorit kur ishte shpallur fundi i epidemisë.

Bëhet fjalë për një rast të importuar dhe një person që është në vetizolim, njoftuan nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Mali i Zi shpalli përfundimin e epidemisë së koronavirusit më 2 qershor, pasi nuk kishte raste të regjistruara për 28 ditët e mëparshme.

Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për një person që kishte qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë javën e kaluar, ndërsa të dhënat e para tregojnë se numri i kontakteve të personit të infektuar është “minimal”.

SHARE