MARKOVIQ: ME BASHKËPUNIM TË ZOTËROHEN PASOJAT E PANDEMISË

Vendet e Inciativës së Evropës Qendrore ranë dakord sot në një samit, të kryesuar nga Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, të punojnë ngushtë së bashku dhe të tregojnë solidaritet në përpjekjet për të adresuar pasojat socio-ekonomike të pandemisë së re të koronavirusit.

“Ne pajtohemi që masat e urgjencës duhet të jenë të lidhura rreptësisht me krizën e vazhdueshme shëndetësore, të jenë të koordinuara mirë, proporcionale, transparente dhe gjithmonë të respektojnë të drejtat themelore të secilit individ”, thuhet në deklaratën e përbashkët. 

Shtetet anëtare të nismës më të vjetër rajonale evropiane vlerësuan se pasojat serioze socio-ekonomike të pandemisë së re të koronavirusit kërkojnë masa të pazakonta me vendosmëri, unitet dhe solidaritet.

Përpjekjet e IEQ dhe organizatave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare për të ofruar një përgjigje koherente dhe të koordinuar për implikimet më të gjera të dimensioneve të ndryshme të krizës të shkaktuara nga pandemia e re e koronavirusit.

Vendet e IEQ mirëpritën mobilizimin dhe rishpërndarjen e më shumë se shtatë miliardëve përmes instrumenteve të ndryshme të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor për të adresuar nevojat e menjëhershme shëndetësore dhe humanitare të pandemisë dhe për të ndihmuar në kufizimin e pasojave negative ekonomike të pandemisë.

Kryeministri Markoviq prezantoi rezultatet e masave të miratuara nga Qeveria e Malit të Zi për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e të gjithë qytetarëve, dhe tha se solidariteti në shkallë rajonale dhe më gjerë nuk është harruar në vendin tonë.

Markoviq tha se vendi ynë tashmë ka ndërmarrë hapat e parë në normalizimin e jetës dhe përgatitjen e sezonit turistik, dhe bëri thirrje që të hyjë në procesin e normalizimit në një mënyrë të sinkronizuar.

SHARE