SERBIA DËRGON NJË AMANDAMENT KU KËRKON SHTYRJEN E PRANIMIT TË KOSOVËS NË KËSHILLIN E EVROPËS

Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka dorëzuar një amendament ku kërkon shtyrjen e pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Raportohet se deri më tani janë dorëzuar 15 amendamente në tekstin e rekomandimit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili nesër do të debatohet nga deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE.

Është kërkuar që Amendamenti nëntë të ndryshojë tekstin në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Komiteti i Ministrave që të shtyjë vendimin për kërkesën për anëtarësim të Kosovës.

“Prandaj Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave që të shtyjë vendimin për aplikimin për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përcaktojë apo miratojë përfundimisht statusin e Kosovës”, thuhet në amendamentin e propozuar nga anëtarët e delegacionit serb.

Në tekstin që do të diskutohet me Amendamentin 14, propozohet të shkruhet se Kosova duhet të ftohet për anëtarësim “pasi të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se beson se me përpjekjet e Francës, vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet më 16 maj në mbledhjen e Komitetit të Ministrave.

SHARE