NESËR NË KLINIKËN ORL EKZAMINIME PA TERMIN DHE UDHËZIM

Klinika për Otolaringologji e Qendrës Klinike të Malit të Zi do të organizojë nesër, me rastin e Ditës Botërore të Zërit, ekzaminime dhe testime diagnostikuese të kordave vokale, pa termin dhe udhëzime nga mjeku i përzgjedhur.

Nga QKMZ thanë se Dita Botërore e Zërit këtë vit po festohet me sloganin “Për një zë të mirë”.

Siç thanë ata, ekzaminimi diagnostik me endovideostroboskop do t’i bëjë specialistja e otolaringologjisë, Sllavica Gjuroviq, në klinikën ORL në Poliklinikën e QKMZ, nga ora 15:00.

“Numri i ekzaminimeve është i kufizuar dhe do të ofrohen për 15 qytetarët e parë të interesuar që do të regjistrohen në ditën e caktuar në numrin e telefonit 020 412 325 nga ora 8 deri në 9”, thuhet në njoftim.

QKMZ deklaroi se që nga viti 1999, Dita Botërore e Zërit festohet çdo 16 Prill me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e shëndetit të kordave vokale.

SHARE