LQ URA PROPOZOI RRITJEN E PENSIONIT NË 450 EURO

Millosh Konatar, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Qytetare URA, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj lëvizjeje do të propozojnë ndryshime në ligjin për PIO, ku do të përcaktohet shuma e pensionit minimal prej 450 euro, d.m.th. rritje edhe për pensionistët proporcionalë.

Konatar përkujtoi se në vitin 2023, Kuvendi miratoi një konkluzion që mandatonte Qeverinë e Malit të Zi që të propozojë rritje të pensioneve për përfituesit e pensioneve proporcionale në Mal të Zi, më së voni deri në fund të marsit 2024.

“Aktualisht për ta nuk vlen pensioni minimal prej 450 euro dhe kjo është një padrejtësi ndaj tyre. Qeveria e Millojko Spajiq nuk i ka respektuar konkluzionet e Kuvendit, gjë që nuk është befasi”, ka thënë Konatar.

Konatar shpjegoi se përfitues të pensioneve proporcionale janë ata që një pjesë të pensionit e marrin në Mal të Zi dhe një pjesë nga jashtë.

“Shumica e tyre janë nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe se pensionet e tyre sot janë më të ulëtat në Mal të Zi, shumë më pak se pensioni minimal prej 450 eurosh”, përfundoi Konatar.

SHARE