KiE DISKUTON PËR APLIKIMIN E KOSOVËS / MBLEDHJA NË STRASBURG, PRITET VOTIMI PËR RAPORTIN E DORA BAKOYANNIS

Duke nisur nga sot, Këshilli i Evropës do të votojë raportin e Dora Bakoyannis për aplikimin e Kosovës për të qenë anëtare e këtij institucioni.

Votime do të ketë në komitetet e posaçme dhe në Asamblenë Parlamentare. Komiteti për Barazi dhe Mosdiskriminim, sot në darkë, te pika e katërt e rendit të ditës do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në Asamble.

Po ashtu, kjo çështje do të diskutohet në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut. Nesër, do të mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare, ku pjesë e punimeve është edhe Kosova. Nesër do të zhvillohen debatet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Raporti i Dora Bakoyannis, duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë.

Asambleja Parlamentare ka 46 shtete anëtare me gjithsej 302 anëtarë plus 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që kanë njohur Kosovën, ndërsa 14 që nuk e kanë bërë një gjë të tille. Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2024. Procesi i votimit në tërësi do të jetë sfidues, kjo pasi disa vende si Spanja, janë shprehur hapur kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

SHARE