INFLACIONI 5.5 PËR QIND

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë qenë mesatarisht 5.5 për qind më të larta, tregojnë të dhënat e Monstat.

Në muajin mars, krahasuar me shkurtin, çmimet e konsumit kanë qenë mesatarisht 0.5 për qind më të larta.

“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në këto grupe: shërbime telefonike dhe faks, veshje, lëndë djegëse dhe lubrifikantë për automjete, mish, perime, mirëmbajtje dhe riparim automjetesh, shërbime kulturore, mallra afatshkurtra për mirëmbajtje rutinore të shtëpisë”, theksohet në njoftim.

Çmimet e konsumit në periudhën janar-mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë mesatarisht 4.7 për qind më të larta.

SHARE