JANKOVIQ TRAJNERI I RI KF “DEÇIQ”

KF „Deçiq“ e ndërpreu bashkëpunimin me Millan Radoviq të mërkurën mbrëma dhe sot drejtuesit e klubit prezentuan trajner të ri. Në pankinën e Deçiqit në periudhën e ardhshme do të ulet trajneri i ri Vlladimir Jankoviq, i cili e drejtoi Petrovac-in këtë vjeshtë. Jankoviq ka mbërritur dje në Tuz, ka takuar lojtarët dhe të shtunën do të jetë në stol në duelin me KF Rudar në Plevla. Ndërsa të mërkurën do të luajnë në gjysmëfinale të kupës kundër Iskra. KF “Deçiq” ndodhet në vendin e 4-të, dy pikë pas Iskra-s, me të cilën po lufton për Europën në të dy frontet.

SHARE