GJELOSHAJ: MBËSHTETJA NDAJ SPORTIT DHE TË RINJVE, DO TË JETË EDHE MË E MADHE NË TË ARDHMEN

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti në takim presidentin e klubit të basketbollit ,,Deçiq’’, Enes Turkoviq së bashku me trainerin, Danillo Paviqeviq dhe basketbollistët e këtij klubi, të cilët zyrtarish janë të kualifikuar në ligën e parë të basketbollit në Mal të Zi.  Basketbollistët falenderuan kryetarin dhe Komunën për mbështetjen që i kanë dhënë klubit, pasi që pa mbështetjen e Komunës klubi nuk do të ishte rënditur sot në ligën e parë. Në anën tjetër, kryetari Gjeloshaj, u zotua se mbështetja ndaj sportit dhe të rinjve që arrijnë rezultate të tilla, me të cilat nderojnë qytetin, dhe të gjithë ne, do të jetë edhe më e madhe në të ardhmen.  Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetarët e komunës, Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj.

SHARE