NIMANBEGU: PARTNERËT NGA BE-ja DUHET TË MBËSHTESIN RAJONIN, MBI TË GJITHA TË DREJTAT E PAKICAVE

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, ka zhvilluar një takim sot me ambasadorin e Mbetërisë së Belgjikës, Koen Adam. “Me z. Koen Adam, Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, një takim i hapur dhe miqësorë mbi çështjet e bashkësisë shqiptarë në MZ, rrjedhat politike në Mal të Zi dhe rajon dhe bashkëpunimin e ardhshëm,” theksoi Nimanbegu. Ai tha se partnerët tanë nga Bashkimi Evropian duhen të mbështesin rajonin tonë dhe mbi të gjitha të drejtat e pakicave.

SHARE