KRIPORJA: PRIORITET I QEVERISË ËSHTË PRONËSIA, EDHE KËTË VIT PA GRUMBULLIM TË KRIPËS

Nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit pohojnë se, për momentin, inicimin e prodhimit të kripës më së shumti e pengon çështja e pazgjidhur pronësore në zonën e Kripores. Në tekstin e hartuar në kuadër të projektit amerikan “Raportimi etik dhe profesional për studentët”, e të cilin e realizon Aleanca Qytetare, nga ky resor qeveritarë thanë se nevojitet zgjidhja urgjente e problemit të pronësisë dhe se ky është prioritet i Qeverisë. “Për fat të keq, konsiderojmë se është e pamundur të përgatiten të gjithë aktivitetet e nevojshme dhe të përfundojë procesi i inicimit të prodhimit të kripës deri në fillim të sezonit turistik”, shtojnë nga kjo ministri.

SHARE