PUNA E POLICISË ME QYTETARËT ËSHTË CILËSORE DHE E SIGURT

Masën e ndalimit të daljes nga objektet e banimit prej orës 19 deri në ora 5 të mëngjesit e kanë shkelur dy persona në Podgoricë dhe nga një në Beranë dhe Bjello Pole, kanë kumtuar nga drejtoria e policisë. Nga policia është vlerësuar se qytetarët janë duke i respektuar masat e Trupit koordinues nacional për pengimin e përhapjes së virusit korona. Sipas masave të trupit koordinues nacional, qytetarët e kanë të ndaluar daljen nga objektet banesore gjatë ditëve të punës prej orës 19 deri në ora 5, të shtunave prej orës 13 deri në ora 5 dhe të dielave prej orës 11 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit. Përndryshe, Këshilli për kontrollin qytetar të punës së policisë në tërësi është i kënaqur me veprimin e policisë duke konstatuar se Drejtoria e policisë ka organizuar punën e cila shkon në interes të opinionit, mundëson kryerjen e punëve dhe detyrimeve të rëndomta. Siç është kumtuar, vëmendja e veçantë i kushtohet ruajtjes se shëndetit të qytetarëve dhe e nëpunësve policorë.

SHARE