GJATË ZGJEDHJEVE TË MUNDSHME SULME KIBERNETIKE

Në Mal të Zi gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale janë të mundshme sulme kibernetike, njoftoi Qendra Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve të Sigurisë Kompjuterike (CIRT) dhe tha se do të marrin të gjitha masat për të parandaluar sulmet e mundshme.

CIRT tha se ka një trend të dukshëm të rritjes së sulmeve DDoS gjatë ngjarjeve të rëndësishme politike, si në Mal të Zi ashtu edhe në nivel global.

“Rrjedhimisht, është e nevojshme të rritet edhe niveli i mbrojtjes së shërbimit në institucionet shtetërore, shtëpitë mediatike, si dhe në organizatat që merren me monitorimin e proceseve zgjedhore”, theksoi CIRT.

Sipas tyre, qëllimi i sulmit DDoS është të parandalojë përdoruesit që të përdorin një shërbim të caktuar, të hyjnë në ueb portal, të monitorojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe të ngjashme, duke dërguar një numër të madh kërkesash.

SHARE