Kërkuan që ndeshja ndaj Middlesbrough si mysafir të luhej pa tifozë, Chelsea tërheq kërkesën

Chelsea ka rënë dakord që  të heqë dorë nga kërkesa e tyre që ndeshja e FA Cup me Middlesbrough të luhet me dyer të mbyllura.

Klubi londinez që po vuan sanksionet e vëra nga qeveria, i kishte kërkuar Federatës Angleze të  Futbollit që ndeshja të luhej pa tifozë ‘për çështje të integritetit sportiv’.

Megjithatë, kërkesa u kritikua gjerësisht, duke përfshirë pronarin e Middlesbrough, Steve Gibson, i cili e quajti si ‘patetike’.

Tani është marrë vendimi që Chelsea të tërheqë kërkesën e tyre.

“Pas bisedimeve konstruktive midis FA dhe Chelsea, klubi ka rënë dakord të heqë kërkesën e tyre që ndeshja çerekfinale e Emirates FA Cup kundër Middlesbrough të luhet me dyer të mbyllura”.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NrZWxldG9uX2xvYWRpbmdfMTMzOTgiOnsiYnVja2V0IjoiY3RhIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19zcGFjZV9jYXJkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1503778437852499975&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkerkuan-qe-ndeshja-ndaj-middlesbrough-si-mysafir-te-luhej-pa-tifoze-chelsea-terheq-kerkesen%2F&sessionId=f6e535b3caaac779ca4e43d9d7d0fe89e86a741d&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=2582c61%3A1645036219416&width=500px

“FA mbetet në diskutime të vazhdueshme me Chelsean, Ligën Premier dhe qeverinë për të gjetur një zgjidhje që do t’u mundësonte tifozëve të Chelseat të ndjekin ndeshjet dhe tifozëve mysafir të marrin pjesë në Stamford Bridge, ndërkohë që garantohen sanksionet e vëra”, ka thënë një zëdhësin i FA. /Telegrafi/

SHARE