EEMZ NUK PO MENDON PËR RRITJEN E ÇMIMEVE DHE KUFIZIMEVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Elektroekonomia e Malit të Zi nuk po mendon për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe vendosjen e kufizimeve, tha drejtori ekzekutiv i asaj kompanie, Nikolla Rovçanin. Rovçanin tha per Radion e Malit te Zi se EEMZ jo vetëm që nuk po mendon për rritje dhe kufizime të çmimeve, por siç tha ai do të mbajë zbritje për të gjithë paguesit e rregullt. “Kemi mbajtur zbritjen për qytetarët deri më 30 qershor 2022 për të gjithë paguesit e rregullt deri në 12.5%. Në Mal të Zi janë 208.000 pagues të rregullt, që është një përgjigje e qartë e qytetarëve ndaj besimit në EEMZ”, tha Rovçanin. Megjithatë, ai ka apeluar tek qytetarët që ta përdorin energjinë elektrike në mënyrë racionale.

SHARE