DITA E 20 E LUFTËS / RUSIA BOMBARDON AEROPORTE, BANESA DHE STACIONE METROJE

Firefighters work in an apartment building damaged by shelling in Kyiv, Ukraine, Tuesday, March 15, 2022. (AP Photo/Efrem Lukatsky)

Bisedimet për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës janë në zhvillim e sipër, tha negociatori ukrainas, Mihailo Podolyak, në një postim në Twitter. Pa dhënë shumë detaje, ai përmendi “armëpushimin” dhe “tërheqjen e trupave” ruse nga territori i Ukrainës – me sa duket – si kërkesa të Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu zhgënjimin e tij me aleancën ushtarake të NATO-s, pas refuzimit të kësaj të fundit për të vendosur zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se katër persona janë konfirmuar të vrarë pas sulmeve ajrore që goditën qytetin gjatë natës. “Ekipet e shpëtimit janë ende duke i shuar flakët që nga mëngjesi i hershëm”, tha Klitschko. Raketat ruse shkatërruan krejtësisht pistën e aeroportit të Dnjipros, në lindje të Ukrainës.

SHARE