HAXHI SULEJMANI ZGJEDHET KRYETARI I RI I KUVENDIT KOMUNAL TË ULQINIT

Sekretari i Përgjithshëm dhe këshilltari i Partisë Demokratike Haxhi Sulejmani është kryetari i ri i Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni, 19 nga 25 këshilltarët e pranishëm votuan për, katër ishin kundër, ndërsa një abstenoi. Për zgjedhjen e Sulejmanit votuan këshilltarët e shumicës së re në parlamentin lokal: Partisë Demokratike të Socialistëve, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Socialdemokratëve dhe Partisë Boshnjake, si dhe Koalicionit Bashkë për të Ardhmen e Ulqinit, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Nga sot, Forca e re demokratike ka lënë koalicionin e mëparshëm që formoi qeverinë në tre vitet e mëparshme.Shumica e re parlamentare në parlamentin e Ulqinit përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Social Demokratët dhe Partia Boshnjake, me 22 këshilltarë.

SHARE