SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT, ANTONY BLINKEN VIZITË HISTORIKE NË SHQIPËRI

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvillon në Shqipëri një vizitë zyrtare për herë të parë në Shqipëri.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një  demonstrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

”Kjo vizitë – vijoi më tej Presidenti Begaj – është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën  drejt integrimit në BE.”

Kreu i shtetit i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

“Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”, deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke kontribuar në misione në  Afganistan dhe Irak.

Presidenti Begaj deklaroi: Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale.

“Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë  se 100 vite të tjera”, u shpreh Presidenti Begaj. Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në Tiranë Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Nga Piramida e Tiranës, ku Sekretari Blinken po zhvillon takim me të rinjtë, kryeministri Rama mbajti një fjalë përshëndetëse.

Gjatë fjalës së tij, Rama i tha Blinkenit se ka një lajm për të duke iu shprehur se “diktatori i Shqipërisë për të cilën piramida u ndërtua, po rrotullohet në varrin e tij”.

Më tej Kryeministri Rama i tha Sekretarit Blinken se çelësat e shtëpisë tonë janë të sigurta me Blinken dhe po ashtu e anasjellta, ai është i sigurtë në mesin tonë.

Duke u ndalur te rinovimi i Piramidës që u realizua nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, Sekretari Blinken theksoi se ky vend tashmë është simbol i të ardhmes.

“Kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë ku ndërtimi u përfundua 35 vjet më parë, ndërtesa ju kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqëndrimit dhe përfaqësonte të kaluarën. Në atë kohë e vetmja marrëdhënie midis nesh ishte zëri në Zërin e Amerikës. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë e veprimtari, ka kafene, salla, inkubatore teknike, është një simbol i fuqishëm, i gjallë i të ardhmes dhe i të tashmes të marrëdhënieve mids SHBA dhe Shqipërisë ku shqiptarë mësojnë se si mund të jetojnë në SHBA. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e Fondit Shqiptaro-Amerikan”.

SHARE