KRYETARI GJELOSHAJ ME BASHKËPUNTORË VIZITUAN FSHATIN NËNHELM

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj bashkë me nënkryetarin, Ivan Ivanaj, me sekretaren e Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural, Ismeta Gjoka si dhe përfaqësues të tjerë nga komuna e Tuzit, vizituan bashkësinë lokale Narhelm-Dreshaj, konkretisht fshatin Narhelm, i cili është më i rrezikuari nga përmbytjet. Siç theksojnë nga komuna, ata u takuan me vendasit, të cilët i paraqiten dëmet që kanë pësuar nga përmbytjet si dhe kërkuan ndihmë për kompensimin e tyre. “Përmes stafit të kabinetit tim, unë kam fituar raporte të përditshme me situatën dhe fatmirësisht, asnjë shtëpi nuk është përmbytur,” tha kryetari në fjalën e tij. Po ashtu, ai bëri me dije se fatkeqësitë natyrore janë kompetenca që i takojnë Qeverisë, ku pas shumë insistimeve dhe shkresave nga ana ime, për të vizituar bashkë fshatin Narhelm, ata nuk treguan interesim. Ai, bujqve dhe fermerëve vendas u premtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm për evidentimin dhe vlerësimin e situatës, ku më pas do të shikohen mundësitë për të ndërhyrë përmes ndihmave dhe kompensimeve.

SHARE