Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i ka uruar fitoren në zgjedhjet parlamentare kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. “Unë asnjëherë nuk kam kalkuluar, edhe kësaj herë KREJT dhe DREJT, për Albin Kurti! Sot në ditën e të dashuruarve, Kosova tregoi dashuri të madhe për ndryshim! Kosova tregoi krejt dhe drejt se në referendum ka Vetvendos! Urime Albin, referendumi kaloi me sukses, ndërsa te Ju është përgjegjësia më e madhe gjerë më tani, por ne kemi besim se do t’ia dalësh! Shqiptarët në Mal të Zi ishin krejt dhe drejt me Ju ashtu siç u desht, birin e vet e perkrah shtëpia e vet! Urime Kosovë për zgjedhje të realizuara me pjekuri dhe sukses!” , thuhet në urimin e kryetarit Gjeloshaj.