ËSHTË RRITUR KONSUMIMI I ILAÇEVE NË MZ

Konsumimi i ilaçeve në Malin e Zi,  po rritet nga viti në vit, thuhet në të dhënat nga Fondi i sigurimeve shëndetësore të MZ. Sipas këtij Fondit, shpenzimet për ilaçe dhe pajisje mjekësore, për tre vite,  janë rrit rreth 17 milionë euro.

Sipas këtyre të dhënave Fondi për këtë vit siguroi 72.5 milionë euro për medikamente dhe pajisje të tjera mjekësore.

Një vit më parë, ata i kushtuan Fondit 64.13 milionë euro, që i bie 8.4 milionë euro më shumë se në vitin 2017.

“Në Buxhetin e Fondit për vitin 2019 janë ndarë fondet për ilaçe dhe pajisje të tjera mjekësore në vlerë prej 72,500,000 euro, që është 3,170,000.00 ose 4.57% më shumë se rebalansi për vitin 2018”, deklaroi për Dnevne novine , Amer Ramusoviq, nga Fondi për sigurimeve shëndetësore.

SHARE