BOSHKOVIQ: PËR MBROJTJE KËTË VIT MË SHUMË SE 53 MILIONË EURO

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, deklaroi se Mali i Zi, këtë vit do të ndajë 1.7 përqind bruto të prodhimit të brendshëm për mbrojtje, që është më shumë se 53 milionë euro.

Boshkoviq gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, theksoi se pritet që deri në vitin 2024 të paktën 15 aleatë të shpenzojnë dy për qind ose më shumë të PBB-së për mbrojtje.

I pyetur se sa do të ndajnë Ministria e Mbrojtjes për shpenzimet e mbrojtjes nga dy përqind te planifikuar, Boshkoviq tha se për pesë vitet e fundit, Mali i Zi, ka rritur vazhdimisht shpenzimet e mbrojtjes dhe shumë para se të bashkohet me NATO-n, sepse sipas Boshkoviq kjo është e nevojshme. Ai tha se këtë vit Mali i Zi, do të ndajë 1.7 përqind bruto të prodhimit të brendshëm për mbrojtjen, që është më shumë se 53 milionë euro. “Do të vazhdojmë kështu, në mënyrë që në vitin 2024, të arrijmë nivelin prej dy përqindëshëshit të rënë dakord gjatë Samitit në Uells. Me këtë tregojmë se ne jemi partner të besueshëm “, tha Boshkoviq.

Gjatë takimit në Burksel, u diskutua gjithashtu edhe për realizimin e mëtejshëm të aktiviteteve individuale të parashikuara nga koncepti i mbrojtjes dhe parandalimit, kumtohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, Ministri malazeze Predrag Boshkoviq, pati takime të ndara me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Hardxhit Sajan dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Damir Krstiçeviq.

Boshkoviq, falënderoi homologun e tij kanadez për ndihmën gjithëpërfshirëse që Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë i ka ofruar Malit të Zi, në kuadër të zbatimit të reformave të nevojshme që rezultuan me anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në Nato.

SHARE