Këto janë frutat dhe perimet që kanë më shumë pesticide

Pesticidet janë potencialisht toksike për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ata mund të kenë efekte negative në riprodhim, sistemin imun apo nervor, mund të jenë shkaktar të kancerit dhe të çojnë në shumë probleme të tjera.

Organizata “Environmental Working Group” (EWG) ka bërë publike renditjen e ndotjes nga pesticidet të frutave dhe perimeve pas tesimit të 36 000 mostrave nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Dredhëzat kryesojnë listën e prodhimeve me përqendrim më të lartë të pesticideve, ndërsa misëri i ëmbël dhe avokadot kanë rezultuar me përqendrimin më të ulët.

Pesticidet përdoren gjerësisht në prodhimin e ushqimit për të kontrolluar dëmtues të tillë si insektet, brejtësit, barërat e këqija, bakteret, kërpudhat dhe mykun. Përveç përdorimeve të tyre në bujqësi, pesticidet janë përdorur për të mbrojtur shëndetin publik, duke kontrolluar organizmat që bartin sëmundje tropikale, si mushkonjat.

Mbetjet e pesticideve mund të mbeten në fruta dhe perime edhe pasi ata janë larë.

Sasinë më të lartë të mbetjeve të pesticideve e përmbajnë luleshtrydhet, spinaqi, nektarinat, molla, pjeshkë, selino, rrush, dardha, qershi, domate, specat dhe patatet.

Përqendrime të ulëta u gjendën në misër të ëmbël, avokado, lakër, qepë, bizele, papaja, asparag, mango, patëllxhan, pjepër, kivi, lulelakër.

SHARE