Në këtë recetë, nëse dëshironi, mund të dyfishoni sasinë e mbushjes nëse keni copa më të mëdha gjoksi dhe për aromë shtesë, mund të kaurdisni pak hudhër në tigan përpara se ta shtoni djathin ricotta dhe spinaqin
Në vend të djathit cheddar mund të përdorni një djathë tjetër të fortë që shkrihet dhe mund të luani edhe me përbërësit e mbushjes. Mundësitë janë të ndryshme – ne ju dhamë një ide, dhe ju e përgatisni sipas shijes dhe dëshirave tuaja.
Përbërësit:
▪ 100 g spinaq
▪ 100 g djathë ricotta
▪ 2 copa më të mëdha gjoks pule
▪ 40 gr cheddar, mund të përdorni edhe djathë tjetër sipas dëshirës
▪ 2 lugë çaji speca të bluar
▪ kripë, sipas shijes
▪ piper, sipas shijes
Përgatitja:
Hidheni spinaqin në vaj në zjarr mesatar dhe lëreni të zbehet për disa minuta (duke e përzier herë pas here).
Përzieni djathin riccota dhe lëreni në zjarr edhe për 30-60 sekonda. Lëreni mënjanë të ftohet.
Priteni për së gjati gjoksin e pulës (bëni disa prerje), në mes të prerjeve le të jetë distanca rreth 1 centimetër. Mos e pritni deri në fund, por aq sa të krijoni xhepa të vegjël të cilët do t’i mbushni me fill.
Përhapeni në mënyrë të barabartë përzierjen e spinaqit dhe djathit riccota në xhepa.
Spërkatni gjoksin e pulës me kripë dhe piper. Grini djathin cheedar dhe e spërkatni me bollëk sipër.
Spërkateni specin e kuq të bluar mbi gjoksin e pulës për t’i dhënë pak ngjyrë dhe shije.
E pjekim në mes të furrës së parangrohur për 20-25 minuta në 200°C derisa djathi të shkrijë dhe të mbarojnë lëngjet e pulës.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.