NESËR MARRËVESHJA PËR RRITJEN E PAGAVE 20 PËR QIND PËR MËSIMDHËNËSIT

Ministri i Arsimit, Miomir Vojinoviq, tha se pret që nesër të arrihet një marrëveshje për rritjen e pagave prej 20 për qind për mësimdhënësit nga viti i ri. Ai në konferencën për media theksoi se mësimet online po zhvillohen pa probleme dhe se do të konsiderojë ditë shtesë pune. Vojinoviq u tha gazetarëve në konferencë se nesër në bisedë me ministrin e Financave Damjanoviq do të bëjë gjithçka që të përmbushë shumicën e kërkesave të mësimdhënësve. Ai ka theksuar se gjendja në fushën e arsimit është stabile dhe se procesi arsimor nuk do të pësojë. Procedura për ngrohjen në shkolla ka përfunduar dhe nuk do të jetë më problem, tha ministri i Arsimit. “Procedura e tenderit ka përfunduar. Jugopetrol Kotorr ishte i vetmi që doli, i cili duhej të merrte garanci nga pronarët e tij në Greqi. Do të jetë mësim për ne që në të ardhmen t’i zgjidhim më herët probleme të tilla”, tha ai.

SHARE