VLERËSIMI I PARTIVE: RËNIE E LEHTË NË PDS, RRITJE NE FD, DEMOKRATËVE, PSD DHE PB

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme 30.5 për qind e qytetarëve do të votonin për Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS), 20.4 për qind do t’i besonin Frontit Demokratik (FD) dhe 19.3 për qind do t’i besonin Demokratëve, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – Cedem. Rezultatet e paraqitura sot tregojnë se Lëvizja Qytetare URA do të merrte mbështetjen e 6.2 për qind të të anketuarve, ndërsa 6.1 për qind e qytetarëve të Malit të Zi do të votonin për Partinë Boshnjake (PB), 2.4% e të anketuarve do të votonin për Alternativen Shqiptare. Politikani më i vlerësuar është Alleksa Beçiq, me notë mesatare prej 2.5, i ndjekur nga Millo Gjukanoviq (2.35), Dritan Abazoviq (2.23), Zdravko Krivokapiq (2.19), Millan Knezheviq (2.13), dhe Boris Bogdanoviq (2.1). Ndër politikanët më të vlerësuar janë Rashko Konjeviq (1.72), Jovana Maroviçqdhe Nik Gjeloshaj me 1.68 dhe Ivan Brajoviq dhe Genci Nimanbegu me 1.61.

SHARE