PAUZË E MENJËHERSHME LUFTIMESH NË GAZA, MINISTRAT E BE KËRKOJNË FUNDIN E KONFLIKTIT

Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së kërkuan ndërprerjen e luftimeve në Gaza, duke i shtuar formulimit të ri pretendimin që pauza humanitare të ndodhë menjëherë.

Në sfondin e gjendjes humanitare duhet patjetër një ndërprerje e luftimeve, madje kjo duhet të jetë e menjëhershme. Eshtë e nevojshme të krijohen korridore të sigurta, në mënyrë që ndihmat të mbërrijnë në Gazë. Për deklaratën e nxjerrë pas takimit përfaqësuesit e shteteve të BE-së kishin rënë dakord që në një ditë më parë.

Borrell deklaroi gjithashtu, se do të shkojë ditët e ardhshme në Lindjen e Mesme. Brenda javës ai planifikon të shkojë në Izrael dhe në territoret palestineze si dhe në Bahrain, Arabinë Saudite dhe në Jordani ku do të bisedojë “me politikanët drejtues në rajon për ndihmat humanitare dhe çështjet politike”.

Në takimin e këshillit për politikën e jashtme ishte i pranishëm edhe komisioneri përgjegjës Janez Lenarcic.

Sipas të dhënave të tij në Gazë nuk ka më furnizim me ujë, ushqime dhe medikamente. 4

0 kamionë kalojnë ndërkohë çdo ditë pikën kufitare Rafah mes Gazës dhe Egjiptit. Por kjo është shumë pak, theksoi Borrell. Përpara luftës kalonin 500 kamionë në ditë. Tani po mendohet që ndihmat të transportohen nga deti. Duke përcjellë qëndrimin e të gjithë bllokut, kryediplomati europian nenvizoi se duhet t`i jepet fund konfliktit dhe të fokusohen tek perspektiva afatgjatë, duke i mëshuar idesë se zgjidhja mund të jetë vetëm krijimi i dy shteteve.

SHARE