ANULIMI I TË DIELAVE JOPUNE ËSHTË I MUNDUR VETËM GJATË SEZONIT VEROR

Anulimi i të dielave jopune është i mundur vetëm gjatë sezonit veror. „Bisedimet për marrëveshjen e përgjithshme kolektive po përfundojnë dhe nënshkrimi mund të pritet shumë shpejt, më së voni deri në vitin e ri,“ thanë kryetari i Unionit të Sindikatave të Lira Srgja Kekoviq dhe Filip Lazoviq nga Sindikata e Punëdhënësve. Kekoviq thekson se sindikatat nuk heqin dorë nga e diela jopune dhe se ekziston mundësia e anulimit të saj vetëm gjatë sezonit turistik veror. “Unioni i Sindikatave të Lira dhe Sindikatave e Punëdhënësve të Malit të Zi janë ende në baza parimore të dy viteve më parë, që do të thotë se nëse hynë në fuqi që dita e diel të jetë ditë pune gjatë stinës së verës dhe dimrit, ajo ditë do të paguhet më shumë, me mundësinë e përdorimit të një ditë pushimi gjatë javës në vijim, dhe me një premtim të prerë se institucionet e sistemit do të kontrollojnë punëdhënësit për të parë nëse i zbatojnë këto rregulla”, tha Kekoviq. Lazoviq thekson se dita e diel jopune gjatë javës i ndjek të gjithë dhe është e rregulluar me Ligjin e Punës dhe nuk ka të bëjë me të dielën jopune, ka të bëjë me punëdhënësit që u lihet të zgjedhin nëse është fitimprurëse për ta, për të punuar të dielave apo jo.

SHARE