MARKOVIQ: MALI I ZI TASHMË PO NDJEN PËRFITIMET NGA ANËTARËSIMI NË NATO

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se.Mali i Zi, ndjen përfitimet nga anëtarësimi në NATO, kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve dhe interesit të investitorëve.

Markoviq, theksoi se Mali i Zi me hyrjen në NATO, ka përmbushur një nga qëllimet më të rëndësishme politike dhe shtetërore të jashtme dhe se një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim e kishte edhe Karta e Amerikano-Adriatike.

“Veçanërisht e vlerësojmë që mu vitin e kaluar, pikërisht me rastin e Samitit të Kartës së Adriatikut, Mali i Zi, si një anëtar i ri i NATO-s, e vizitoi Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pens, i cili ishte tregues i fuqishëm i mbështetjes së stabilitetit të Evropës dhe këtyre hapësirave”, deklaroi Markoviq.

Duke folur për kryesimin e Malit të Zi me Kartën Amerikano-Adriatike, Markoviq kujtoi se Mali i Zi vazhdimisht angazhohet për  politikën e dyerve të hapura për të gjithë kandidatët si brenda NATO-s, ashtu edhe brenda kuadrit të Kartës.

SHARE